Serie A

Shënojnë Under dhe Perotti, Roma tri pikë në Udine

Roma vuajti jo pak për thuajse 70 minuta në transfertë me Udinesen, por në fund arriti të merrte një fitore të pastër 0-2 me gola të talentit turk Under dhe të Perottit në kohën shtesë (i futur në fushë në vend të El Shaarawy).
Pjesa e parë ishte më e ekuilibruar, teksa për Romën rrezikuan Cengiz Under dhe El Shaarawy, ndërsa në radhët e friulanëve iu afrua golit Seko Fofana me një gjuajtje që përfundoi mbi tra.
Kur kishim mbetur 20 minuta nga koha e rregullt, talenti turk befasoi me një goditje rrufe, që ishte e pakapshme për portierin Bizzari, ndërsa në minutat shtesë, kur lojtarët e Udineses u hodhën dëshpërimisht në sulm për golin e barazimit, Perotti vulosi shifrat përfundimtare në 0-2.

Në sfidën tjetër mes Cagliarit dhe Chievos, vendasit triumfuan 2-1 fale golave të Giaccherinit dhe Ingleses, ndërsa finalizimi i Polveretit vlejti vetëm pë statistikë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency