Futboll

Shënon Lukaku, por Chelsea-n e çon në finale Kepa Arrizabalaga

Romelu Lukaku dhe dhe portieri Kepa u dhurojnë Chelsea-t finalen e Botërorit të Klubeve përballë skuadrës braziliane Palmeiras. Në sfidën gjysmëfinale ndaj Al Hilal, sulmuesi belg shënoi golin që përcaktoi fituesin, ndërsa “gardiani” spanjoll kreu disa pritje vendimtare në pjesën e dytë, që marrin vlerë po aq sa finalizimi i ish-sulmuesit të Interit.

Blutë e Londrës ishin favoritë absolutë për të kaluar në finale, por në të vërtetë nuk u shfaqën me fuqinë e fituesit të Champions League, në Evropë. Nëse Al Hilal do të kishte shënuar, pse jo edhe më shumë se një gol, nuk do të kishte vjedhur asgjë.

Kjo është hera e dytë që Chelsea arrin në finale të Botërorit të Klubeve, pasi në vitin 2012 është mposhtur nga Corinthiansi.

 

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency