Futboll

Shënon në humbje, Jurgen Bardhi gjen golin e radhës në Turqi

Jurgen Bardhi ka shënuar golin e katërt në ligën e dytë turke. Mesfushori ofensiv u transferua në merkaton e verës së kaluar te Tuzlaspor, që sot humbi 3-1 në fushën e Bandirmaspor.

Vendasit mbyllën pjesën e parë në avantazh, teksa në minutën e 68-të shënuan edhe golin e dytë. Tuzlaspor reagoi dy minuta më pas, duke shkurtuar rezultatin me anë të Jurgen Bardhit.

Gjithsesi, Bandirmaspor shënoi edhe golin e tretë katër minuta nga fundi, duke marrë tre pikët në këtë përballje. Goli i katërt sezonal për Bardhin, i cili numëron edhe tre asiste, teksa Tuzlaspor mbetet në vend të 13-të, katër pikë mbi zonën e ftohtë.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency