Lajme

Shënon Vrioni, por Italia mposht “in extremis” Shqipërinë

Provë deri diku pozitive e Shqipërisë U-21 në miqësoren e zhvilluar me Italinë në qytetin e Cagliarit. Kuqezinjtë e Shpresës u mposhtën me rezultat 1-3, por fati nuk ishte me ta pasi në kohën shtesë pësuan dy gola naivë.

Goli i parë i sfidës u shënua në minutën e 27-të nga Dimarco me një goditje fluturimthi, që e kapi të papërgatitur mbrojtjen dhe portierin Selmani.

Në pjesën e dytë, Giacomo Vrioni, një prurje e re e Bushit, fitoi një goditje të lirë në një pozicion të volitshëm, të cilën e ekzekutoi Ramadani. Topi i goditur nga ish-mesfushori i Partizanit përfundoi në shtyllë.

Pak minuta më pas Vrioni, i cili luan me Venezian, tentoi na jashtë zonës, duke fituar një këndore.

Në fundin e sfidës ishte Selmani shpëtimtari i kuqezinjve, që me një ndërhyrje të zgjuar shmangu golin e dytë.

Në kohën shtesë goditja e Kristal Abazajt përfundoi aty ku bashkohet traversa me shtyllën e më pas te këmbët e Vrionit, që me gjakftohtësi e dërgoi topin në rrjetë.

Për fat të keq, Shqipëria u shpërfytyrua pas këtij momenti pozitiv, duke pësuar dy gola të njëpasnjëshëm me autorë Murgian dhe Pariginin.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency