Premier League

Shërbimi i fundit i Sanchez, Wenger e grumbullon për sfidën me Crystal Palace

Pritet të zyrtarizohet si goditja e merkatos së dimrit e Manchester United, por Alexis Sanchez stërvitet me Arsenalin. Duket një zhvillim i pabesueshëm, por ja që është i vërtetë dhe e ka një shpjegim. 29-vjeçari është vënë nën urdhra e Arsene Wenger gjatë seancës stërvitore të së premtes, madje nga fotot e publikuara nga mediat angleze duket shumë i qeshur në prag të  sfidës me Crystal Palace, që drejtohet nga Roy Hodgson.

Trajneri francez, duke parë shtyrjen e zyrtarizimit të marrëveshjes me United, që do të transferonte në “Emirates” mesfushorin armen Mkhitaryan, ka vendosur ta grumbullojë për ndeshjen e radhës, duke zbuluar qartë synimin e tij për ta aktivizuar. Sanchez, për të cilin “Djajtë e Kuq” kanë pranuar të paguajnë 35 milionë stërlina (20 për Arsenalin dhe 15 për menaxherin e futbollistit), do t’u bëjë edhe një shërbim të fundit “Topçinjve” para se të jetë nën urdhrat e Mourinhos. Kiliani do të jetë më i paguari te Manchester United, pasi do të përfitojë  450 mijë stërlina në javë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency