Kategoria Superiore

Sherri: Te Laçi më kanë mirëpritur, duam kualifikimin ndaj Kesla-s

Alen Sherri është ndër të paktit talente që Shqipëria ka prodhuar vitet e fundit në rolin e portierit. 22-vjeçari për herë të parë në karrierë ka ndryshuar fanellë në Shqipëri dhe do të jetë mbrojtësi i katër-këndorit të Laçit. Në prag të sfidës ndaj Keslas në Europa League, ish portieri i Vllaznisë shfaqet i lumtur me zgjedhjen e kryer.

“Në fakt është ndryshimi i parë që bëj në karrierë dhe nuk ishte një vendim i lehtë pr t’u marrë, por jam shumë i lumtur që jam këtu. Të gjithë më kanë mirëpritur dhe ndihem shumë mirë te Laçi”, u shpreh Sherri.

Një futbollist përveç objektivave ekip ka edhe synime personale, portieri i bardhezinjve kërkon të jetë gjithnjë në gjendjen më të mirë të mundshme për tu rritur në karrierë dhe për ta ndihmuar ekipin nga Kurbini.

“Një nga arsyet që erdha te Laçi, është se mendoja që kishte ardhur koha të bëja një hap tjetër dhe të testoja veten në një ekip tjetër. Dua të bëj më të mirën për klubin dhe ta ndihmoj të arrijë rezultate pozitive e të plotësojë objektivat. Në aspektin personal, çfarëdo që të vijë, është një plus për mua”. tha portieri i kurbinasve.

Përballja me azerët e Keslas, dikur të njohur me emrin Inter Baku, është vlerësuar maksimalisht dhe sipas Sherri, duke qenë ndeshje teke, secila skuadër ka shanset e veta, por fitoren do ta marrë ai ekip që e dëshiron suksesin më tepër.

“Është një kundërshtar të cilin nuk e njohim shumë mirë, por kemi bërë një analizë të detajuar dhe jemi përgatitur për t’i përballuar me sukses. Është ndeshje e një rëndësie të veçantë, por gjithçka luhet në 90 minuta dhe turin do ta ka,ojë skuadra që do të dojë më shumë fitoren”, tha Sherri.

Ndeshja e radhës është fokusi kryesor pa ushqyer ëndrra të mëdha, në këtë mënyrë për momentin portieri i Laçit nuk sheh përtej sfidës ndaj Keslës.

“Për momentin thjesht po fokusohemi të kalojmë turin e parë dhe më pas do të mendojmë për të shkuar sa më lart. Shpresoj t’ia dalim”, deklaroi portieri shkodran.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency