Serie A

Sherri Theo-Lautaro, sulmuesi në mbrojtje të tifozëve zikaltër

Milan triumfoi në derbin me Inter mes shumë emocionesh teksa kuqezinjtë ia dolën të përmbysnin rezultatin në shifrat 2-1 falë një dygolëshi të Olivier Giroud. Ndërkaq, për të plotësuar panoramën e derbit, nuk mungoi edhe një karton i kuq i marrë në limitet e ndeshjes nga ana e Theo Hernandes pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Dumfries.

Gjithsesi, francezi nuk e mbylli me aq, por u bë protagonist edhe i një sherri pas përfundimit të sfidës teksa u përplas me Lautaro Martinez.Sipas mediave italiane, mbrojtësi kishte bërë një gjest ndaj tifozëve zikaltër dhe në këtë formë argjentinasi reagoi menjëherë në mbrojtje të tifozëve të tij.

Për të ndarë dy futbollistët nga konfrontimi fizik u desh ndërhyrja e stafeve përkatëse, por edhe kolegëve në fushë pasi situata mund të kishte dalë jashtë kontrollit. Tashmë, Lautaro-Theo mund të bëhen edhe objekt i disiplinës ndërsa rrezikojnë një pezullim për një apo dy ndeshje.

Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency