Premier League

“Sherri Tuchel-Conte? Unë jam me Antonion, stadiumi i Chelsea ka një problem”

Sherri mes Antonio Contes dhe Thomas Tuchel vazhdon të komentohet. Dy trajnerët u përplasën dy herë mes tyre në derbin Chelsea-Tottenham, përballje që përfundoi në barazim 2-2.

Italiani festoi afër pankinës së Chelsea pas golit të parë të Spurs, veprim që nuk u prit aspak mirë nga tekniku gjerman. Seria e radhës ndodhi në fundin e ndeshjes.

 

Conte i dha dorën homologut të tij, dhe aty nisi një tjetër konfrontim, që për fat u shuajt shpejt nga ndërhyrja e stafeve teknike dhe lojtarëve.

Claudio Ranieri, i cili ka drejtuar në Premier League skuadra si Chelsea, Leicester City, Fulham dhe Watford, ka komentuar sherrin e dy trajnerëve të njohur në prononcimin për Il Messaggero.

Unë jam me Antonion! Tuchel u zemërua nga festimi i Contes pasi rezultati shkoi 1-1, por ky është një problem i ‘Stamford Bridge’, pasi vetëm një metër është distanca mes pankinave.

 

Premier League? Surprizë mund të quaj faktin që Liverpool ka vetëm dy pikë, City ka gjetur pasardhësin e Agueros me Haaland, ndërkohë që është mister situata e Manchester United”, deklaroi Ranieri, i cili realizoi një kryevepër në vitin 2016 duke fituar titullin në Angli me Leicester City.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency