Serie A

Shevchenko rikthehet në Itali, zyrtarizohet në stolin e klubit të njohur

Andriy Shevchenko është zyrtarisht trajner i Genoas. Ukrainasi që ka shkëlqyer në Serinë A me fanellën e Milanit, është rikthyer në Itali, por tani me një rol tjetër, atë të trajnerit, teksa pasditen e sotme erdhi edhe zyrtarizimi nga klubi ligur.

Tashmë në moshën 45-vjeçare, Shevchenko ka një eksperiencë mjaft pozitive me përfaqësuesen ukrainase, të cilën e çoi deri në Euro 2020 dhe do të drejtojë për herë të parë në Itali, aty ku mori vendin e Ballardinit të shkarkuar të premten në mbrëmje.

“Nisim këtë aventurë të re së bashku, për të dërguar Genoan në nivelet që imponon historia e klubit”, shkroi Shevchenko në rrjetet sociale, ndërsa mediat në Itali bëjnë më dije se ukrainasi ka firmosur një kontratë të vlefshme deri në verën e 2024-ës me klubin ligur.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency