Kombëtare

Shevchenko trajneri i ish-rivalëve të Shqipërisë, mungon vetëm zyrtarizimi

Andriy Shevchenko është përzgjedhur trajneri i ri i Polonisë, që do të jetë kombëtarja e dytë që do të drejtojë pas Ukrainës së tij (2016-2021).

Ish-sulmuesi i famshëm i Milanit drejtoi Genoan në një periudhë të shkurtër. Sheva mori drejtimin e skuadrës italiane më 7 nëntor, por u shkarkua më 15 janar për mungesë të rezultateve pozitive duke e drejtuar Genoan në vetëm 11 ndeshje.

45-vjeçari nga Kievi ka arritur akordin me drejtuesit e Federatës Polake të Futbollit dhe do të jetë ai zëvendësuesi i portugezit Paulo Sousa (mori drejtimin e brazilianëve të Flamengos) në pankinë.

Polonia mbylli eliminatoret e Botërorit Katar 2022 në vend të dytë në grupin I – një pozicion sipër kombëtares shqiptare – duke siguruar një biletë në finalet e “play-off”.

Në mars do të zhvillohet takimi përballë Rusisë dhe më pas me fituesin e çiftit Suedi-Republika Çeke. Shevës i duhet të zgjidhë kontratën me Genoan për t’u bërë zyrtarisht trajneri i ri i Polonisë.

Ish-fituesi i “Topit të Artë” në vitin 2004, firmosi një kontratë deri në 2024 me klubin më të vjetër italian, teksa rroga e tij sezonale u përcaktua 2.5 milionë euro në sezon.

Quiz: Premier League

Nëse jeni fans i futbollit anglez dhe ndiqni ndeshjet e tij, atëherë me siguri që do të dini edhe përgjigjet e quiz-it të mëposhtëm...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency