Kategoria Superiore

Shfajsohet Kostic: Ishte vapë, Kastrioti parkoi autobuzin!

I pakënaqur me rezultatin por jo me paraqitjen e skuadrës së tij. Milos Kostic, trajneri slloven i Luftëtarit u shfajësua për humbjen në sfidën e tij debutuese në Kategorinë Superiore ndaj Kastriotit, teksa në mikrofonin e Supersport theksoi se bluzinjtë nuk e merituan humbjen.

Rezultati i drejtë sot?

Nga 2 gjuajtje, pësuam një gol. Nuk është ajo që u tregua në fushë, dhe ajo që prisnim nga kjo ndeshje. Nuk e merituam këtë humbje.

Pjesa e parë ishit statik, në të dytën krijuat më shumë, por latë hapësira mbrapa…

Nuk kishim ç’të bënim në të dytën, ata parkuan autobusin. Disa gabime personale, na ndëshkuan.

Kastrioti dominoi në pjesën e dytë…

Jo, ata patën 10 minuta në pjesën e dytë, kur ne nuk luajtëm mirë, por është normale, pasi nuk mund të sulmojmë gjatë gjithë kohës. Është vetëm ndeshja e parë, ishte edhe shumë vapë. Fusha ishte e thatë. Në ato pak kundërsulme, Kastrioti na ndëshkoi.

Luftëtari i ka nisur përgatitjet shumë herët, dhe nuk ishit në nivelin e pritur. Kur do shohim Luftëtarin që keni në kokë?

Ne jemi gati, por nga Luftëtari i vitit të kaluar, mungojnë shumë lojtarë. Këta lojtarë të rinj, kanë nevojë që të adaptohen, dhe të njohin kamponatin shqiptar. Sezoni është i gjatë, por në ndeshjen tjetër duhet të tregojmë një performancë më të mirë.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency