Shfaqi interes për Strakoshën, klubi i Premier League firmos me një tjetër portier
Newcastle ishte një nga skuadrat kandidate për të firmosur me Thomas Strakoshën, por gjithçka është sfumuar, pasi “Magpies” kanë gjetur tashmë portierin që do të mbrojë kuadratin e portës sezonin e ardhshëm.
Mediat angleze sigurojnë se skuadra e Newcastle ka arritur marrëveshjen me Burnley-n për blerjen e portierit 30-vjeçar Nick Pope, me këtë të fundit që do t’u kushtojë rreth 10 milionë euro bardhezinjve.
Burnley ra në Championship gjatë këtij sezoni dhe Pope nuk dëshironte të largohej nga Premier League, ndaj ngulmoi për transferimin te Newcastle, që tashmë është kryer dhe pritet vetëm zyrtarizimi.



