Shfaqi probleme me zemrën, ja kur kthehet anësori i Bayernit
“Nuk ka asnjë problem me zemrën”. Anësori, kanadez Alphonso Davies, merr lajmin e mirë dhe shpreson të kthehet në fushë me Bayernin e Mynihut muajin e ardhshëm pas rikuperimit nga Covid-19. 21-vjeçari është detyruar të qëndrojë jashtë skuadrës që nga dhjetori pasi u diagnostikua me miokardit, një inflamacion i zemrës që dyshohet se lidhet me infektimin me Koronavirus.
“Jam i lumtur që jam kthyer. Rehabilitimi po shkon mirë deri më tani,” – tha Davies për faqen e Bayernit. – “Nuk kam probleme me muskujt dhe zemrën, por nuk jam ende në 100 për qind! Jam i lumtur që mund të stërvitem sërish. Jam gati për t’iu kthyer punës.”
Trajneri i Bayernit, Julian Nagelsmann, shpreson që Davies të jetë i disponueshëm për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, për ndeshjen e kthimit në shtëpi kundër Villarrealit, më 12 prill. Ndeshja e parë luhet në Spanjë më 5 prill.
“Po jap gjithçka. Po punoj ngushtë me departamentin mjekësor dhe stafin e rehabilitimit,” – shtoi Davies. – “Dhe po stërvitem shumë, shumë fort me dhe pa top.”



