Shfryn Refik Halili: Ata që mendonin se Tirana e ka lënë ndeshjen janë “minj kanalesh”
Presidenti i Tiranës Refik Halili komplimentoi futbollistët dhe trajnerin Orges Shehi për paraqitjen që bëri Tirana në derbin e kthimit ndaj Dinamos pavarsisht eliminimit nga goditjet e penalltive. Numri 1 i bardhebluve komplimentoi edhe portierin e Dinamos, Edvan Bakaj.
“Kemi shumë gjëra për të thënë. Ishte një sakrificë dhe një lojë e pastër nga lojtarët. Më vjen keq për çunat, të cilët kishin premtuar për një paraqitje të mirë në këtë takim të kthimit që në momentin në humbëm ndeshjen e parë. Dua të komplimentoj futbollistët dhe trajnerin për shpirtin e sakrificës dhe atë çfarë treguan sot në fushë, më vjen keq për eliminimin, por më vjen keq edhe për faktin që nuk kishte shumë tifozë në stadium, por aludimet se kjo ndeshje ishte e lënë nga ana jonë bënë të vetën. Ata që thonë të tilla gjëra janë mij kanalesh. Edvan Bakaj? Është një djal i mirë, një futbollist profesionist dhe Dinamo duhet tia dijë vlerën pasi ka në ekip një lojtar shembullor”, tha Halili



