Serie A

Shifrat e frikshme të Juves, ja pse deklaratat e Guardiolës marrin vlerë!

Juventus ja ka dalë të jetë një prej skuadrave elitare të Europës. Po ti rikthehemi sezonit 2008/09 klubi nga Torino ishte ende duke u rikonstruktuar, ndërkohë që 10 vjet më pas ka prenotuar bileten si lidere e kontinetit të vjetër, sikundër e cilëson edhe Guardiola. Duke fituar 7 tituj rradhazi të kampionatit 4 Kupa të Italisë dhe 4 Superkupa të Italisë që plotësojnë palmaresin e Zonjë së Vjetër me trofe e  lavdi. Vetëm pak ditë më parë Guardiola një prej më të mirëve të stolit në këto vitet e fundit, deklaroi publikisht se janë pikërisht “Juventus, Bayern Munich dhe Barcellona skuadrat më të mira të dekadës së fundit. Një kompliment i denjë për këto skuadra, por duhet kuptuar rruga se si ato kanë arritur në këtë pod.

Duke iu rikthyer sezonit 2008-09 Junentus e mbyllte kampionatin me dhjetë pikë më pak ndaj kampionëve të Interit, asokohe president i bardhezinjve ishte Giovanni Cobolli Gigli, stadiumi i shtëpisë ishte Olimpico, ndërkohë që ndër legjionarët e skuadrës torineze klasifikoheshin Amauri, Grygera e Molinaro: duket si një tjetër jetë. Por me hyrjen në skenë të Andrea Agnellit, pranverën e 2010-ës, ky klub shënon një nga momenet më të rëndësishme të kthesës së tij pozitive, për të vijuar më pas me zgjedhjen e një figure prestigjioze si ajo e Beppe Marottës, që fillimisht ishte drejtori i përgjithshëm e më pas administrator i deleguar. Përgjatë 9 viteve të epokës Agnelli, Juve ka ndërruar tre trajnerë përkatësisht Delneri, Conte, dhe në fund Allegrin sikundër dhe tre kapitenë Del Pieron, Buffon dhe Chiellinin, ka arritur të ketë një stadium të ri, të gjithë faktorë për të ndërtuar një markë të re të bardhezinjve. Bilanci sportiv për kampionët e Italisë  për momentin flet për 7 tituj rradhazi dy finale të Championsit, katër Kupa të Italisë sikundër cituam më lart dhe katër Superkupa të Italisë. Dominimi absolut dhe me vazhdimësi i bardhezinjve në futbollin italian, ka bërë që kjo të jetë skudra për t’u munduar jo vetëm brenda kufijve të shtetit fqinj por edhe në europë çka fakton dhe mbështet vlerësimin maksimal të Pep Guardiolës.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency