Champions League

Shifrat e OPTA-s, Skriniar prek perfeksionin në Champions

Milan Skriniar prek perfeksionin. Mbrojtësi sllovak ka vendosur një rekord në saktësinë e pasimeve, në dy ndeshjet e parë të Ligës së kampionëve, që Interi i ka luajtur përballë Bayernit të Mynihut dhe Viktoria Plzen.

Nga 131 pasime të tentuara, Skriniar ka arritur të dërgojë topin te shokët e tij të skuadrës plot 129 herë, duke gabuar vetëm dy tentativa, teksa OPTA ka konfirmuar saktësinë 98.5% në pasime.

Mbrojtësi sllovak ishte shumë pranë largimit nga Interi në verë, por oferta e PSG-së nuk kënaqi zikaltrit, që vendosën ta mbajnë dhe tani po punojnë për t’i rinovuar kontratën, ndërsa Simone Inzaghi i gëzohet përmirësimit të vazhdueshëm të liderit të prapvijës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency