“Shikoj kampion City-n”, legjenda e Liverpool: Arteta nuk ka asnjë shans për ta fituar Premier League-n
Skuadra e Mikel Artetës e ka nisur sezonin shumë mirë dhe deri më tani duket si pretendent për titullin e këtij sezoni.
Arsenal ka marrë tetë fitore në nëntë ndeshje dhe kryeson renditjen me një pikë më shumë se Manchester City i vendit të dytë. Pavarësisht këtij fillimi të shkëlqyer të sezonit skuadra e Artetës nuk ka “bekimin” e të gjithëve.
Stan Collymore, ish-lojtar i Liverpool, është shprehur se sipas tij titulli këtë sezon do të merret nga Manchester City.
“E kuptoj se disa tifozë janë të ngazëllyer për të parë se çfarë mund të bëjë Arsenali, por nuk ka asnjë mundësi që “The Gunners” të kenë këtë ritëm në 38 ndeshje, pas formës që Liverpool dhe City treguan sezonin e shkuar. Arsenal nuk ka asnjë shans. Me shumë mundësi ky titull do të fitohet nga Manchester City.”-tha ai.



