Angli

Shiriti i kapitenit, Gundogan e pranon: Kam folur me Fernandinhon

Manchester City këtë sezon ka një kapiten të ri, teksa posti i rëndësishëm i është besuar Ilkay Gundogan. Mesfushori turko-gjerman është pjesë e The Citizens prej vitit 2016 e tashmë pas largimit të Fernandinho iu besua edhe shiriti i kapitenit.

Një privilegj për secilin lojtar, por jo një detyrë e lehtë dhe Gundogan së fundmi rrëfen se i është dashur të bisedojë me Fernandinhon në lidhje me ekzekutimin e detyrave si kapiten i skuadrës.

“Mund të them se roli im ka ndryshuar pak, sepse më duhet të flas më shumë me shokët e skuadrës. Kam qenë me fat që në ekip ishte një si Fernandinho dhe pasi mora shiritin e kapitenit, kam biseduar edhe me të. I kam kërkuar këshilla, në fakt unë nuk dua të ndryshoj shumë nga ajo çfarë bënte ai në dhomat e zhveshjes. Rëndësi ka harmonia e grupit”, u shpreh 31-vjeçari.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency