Kategoria Superiore

Shkarkimi i Brdariç, reagon presidenti Xhaferi: Vendim për të mirën e skuadrës

Eksperienca e Thomas Brdariç në pankinën e Vllaznisë mori fund mbrëmjen e sotme, me drejtuesit e klubit shkodran që komunikuan ndërprerjen e bashkëpunimit, teksa fatale ka rezultuar pikërisht humbja ndaj Tiranës në “Loro Boriçi”.

Megjithatë tekniku gjerman ka lënë gjurmë në Shkodër, sidomos sezonin ë kaluar, kur fitoi Kupën e Shqipërisë, luftoi deri në fund për titullin kampion dhe argëtoi jo pak tifozët me futbollin që ushtronte Vllaznia e tij.

Të gjitha këto u panë qartë në reagimet e tifozëve në rrjetet sociale, teksa pjesa dërrmuese e tyre nuk pajtoheshin aspak me vendimin për të shkarkuar Brdariç, por për këtë çështje ka reaguar në orët e vona të mbrëmjes edhe presidenti i shkodranëve, Alban Xhaferi.

Ky i fundit ka falënderuar trajnerin Brdariç për punën e bërë dhe ka pranuar faktin që gjermani ka lënë gjurmë në Shkodër, por shkarkimin e ka arsyetuar me dëshirën për të bërë më të mirën për Vlazninë, teksa në fund ka uruar edhe dyshen Elvis Plori-Auron Miloti, që do të drejtojnë kuqeblutë deri në fund të sezonit.

Ja reagimi i presidentit Alban Xhaferi:

Të dashur miq, sportdashes, dashamires te Klubit Futbollit Vllaznia.
Duke vleresuar situaten aktuale jo te mire te rezultatave qe po kalon ekipi jone i zemres❤️💙 , kemi marre vendim për nderprerjen e marredhenieve me trajnerin e shquar Thomas Brdaric. Me ane te ketij statusi dua te falenderoj personalisht dhe ne emer te klubit Z. Brdaric për gjithçka që kontriboi për ekipin tone të zemrës për me shume se 1 sezon e gjysmë, dhe ti uroj shume suksese ne karrieren e tij ne vijimsi. Vitin e kaluar jemi te gjithë deshmitare te nje viti te jashtzakonshem te rikthimit te Vllaznise ne rrugen e suksesit, ku kulmoi me fitimin e kupes🏆 se Shqiperise, dhe padiskutim pjese shume e rendesishme e rikthimit te ketyre emocioneve ishte trajneri Brdaric. I mire kuptoj reagimet sensitive të gjithsecilit dhe sigurisht debatet pozitive apo negative për kete vendim, por dua t’ju siguroj se cdo ndryshim qe behet ,eshte vetem për një qëllim për te përmirësuar situaten dhe arritur objektivat tona sa më të larta. Gjithashtu dua ti uroj suksese ne drejtimin e ekipit tone dyshes Shkodrane Elvis Plori – Auron Miloti 💪
Me ndihmë e Zotit do tia dalim🤲

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency