“Shkatërruan” Leicester, tifozi futet në fushë dhe sulmon lojtarët e Nottinham Forest
Ndeshja mes Nottinham Forest dhe Leicester City për FA Cup u shoqërua me skena tronditëse lëtë mbrëmje. Një tifoz i miqve vrapoi në fushë dhe sulmoi lojtarët e Nottingham Forest.
Pasi eliminoi Arsenal, Forest shkaktoi një tjetër tronditje në FA Cup kur mposhti rivalët e East Midlands, Leicester City, 4-1.
Philip Zinckernagel, Brennan Johnson, Joe Worrall dhe Djed Spence ishin realizuesit e golave të kësaj fitoreje të papritur.
Megjithatë gjatë festimeve të golave kur sapo ishte realizuar i treti, një tifoz hyri në fushën e lojës dhe gjuajti me grushta lojtarët vendas. Një burrë me të zeza shihet duke vrapuar drejt një grupi lojtarësh të Forestit, të cilët kuptohet se ishin duke festuar.
Më tej ai sulmoi lojtarët, por ndërhyrja e stjuartve ishte e menjëhershme dhe ndaluan tifozin e dhunshëm.
Sjellja e turpshme e tifozit pritet të rezultojë në një ndalim të përjetshëm për të ndjekur ndeshjet e futbollit. Ndërkohë, klubi ka konfirmuar tashmë se mbështetësi është arrestuar dhe aktualisht ndodhet në paraburgim nga policia.



