Angli

“Shkatërruan” Wolves, Guardiola: “Poker” golash, jam i zhgënjyer me De Bruyne

Kevin De Bruyne ishte padyshim njeriu i ndeshjes në takimin e së mërkurës në mbrëmje, në transfertë të Manchester City-t kundër Wolves, i cili u mbyll me fitoren e “Citizens” me rezultatin 1-5. Belgu ishte autori i katër golave të ekipit të tij, teksa goli i pestë u shënua nga Sterling.

Duke bërë shaka, në konferencën për mediet pas kësaj fitoreje, trajneri Pep Guardiola tha: “Jam shumë i zhgënjyer me të sepse humbi golin e pestë…”.

Më tej, Guardiola filloi të fliste me superlativa për 30-vjeçarin, për të cilin u shpreh se jo vetëm jep shumë asiste, por ka qenë vendimtar në realizimin e golave në sfida shumë të rëndësishme.

Pjesa e dytë e kampionatit ishte përtej perfeksionit, ai është një djalë kaq bujar sa ka gjithmonë një tendencë për të asistuar, por mendoj se ai ka përmirësuar edhe sensin e golit këtë sezon. Ai fitoi ndeshjen kundër Chelsea-t, shënoi kundër Real Madridit, për ne ishte vendimtar.”-deklaroi ndër të tjera trajneri i Manchester City-t.

Gjatë këtij sezoni Kevin De Bruyne ka luajtur në 43 ndeshje në të gjitha kompeticionet, nga të cilat ka shënuar 19 gola dhe ka dhënë 13 asiste.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency