Shkëlqen sërish Tirana, 4 gola Naftëtarit për ta mbyllur vitin me fitore
Tjetër fitore me goleadë për Tiranën që i bëri mbylljen më të mirë vitit 2017. Bardheblutë triumfuan 4-0 në transertën e Kuçovës përballë Naftëtarit vendas që është edhe skuadra më e dobët e grupit B të Kategorisë së Parë. Skuadra e Ze Marias zgjidhi gjithçka që në pjesën e parë duke e thelluar akoma edhe më shumë avantazhin ndaj Bylisit ndjekës në renditje. Fillimisht ishte kapiteni Karebeci që kthehu në gol një 11-metërsh ndërsa më pas dy sulmuesit anglezi Ngo’o dhe bomber nga Uganda Sentamu e çuan rezultatin në 0-3. Në pjesën e dytë realizoi edhe Bardhi për një fitore të lehtë të Tiranës.



