Basketboll

Shkëlqeu me gol në fitoren ndaj Mainzit, Rashica në formacionin e javës

Milot Rashica mbetet protagonist absolut në radhët e Werder Bremenit në këtë sezon. Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës realizoi një gol dhe asistoi në në një tjetër në fitoren 3-1 të skuadrës së tij ndaj Mainzit fundjavën e kaluar.

Falë paraqitjes së tij dhe ndikimit që pati në rezultatin përfundimtar, është përzgjedhur sërish në formacionin e javës në Bundesligë.

Rashica është vendosur në krahun e djathtë të mesfushës, kurse në 11-she janë edhe “yje” të tjerë si Da Costa, Guerrero e Poulsen.

Lojtari anësor deri më tani ka pasur 28 paraqitje për bardhëjeshilët dhe ka shënuar 9 gola në të gjitha garat, 8 vetëm në Bundesligë. Ai është golashënuesi i ditë më i mirë i Werderit, pas Kruses, që ka shënuar 10 gola në kampionat, pra vetëm 2 më shumë se mesfushori kosovar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency