Shkëlqeu me Interin, Rafinha shumë pranë rikthimit në kampionatin italian
Rafinha Alcantara drejt rikthimit në Serinë A. Fantazisti Brazilian, që është në pronësi të Paris Saint Germain, ka zgjuar interesin e Fiorentinës, me toskanët që kanë nisur negociatat për ta sjellë nën urdhrat e trajnerit Italiano.
Futbollisti 29-vjeçar nuk bën pjesë në planet e PSG-së dhe Fiorentina ka trokitur menjëherë, duke u ofruar ta marrë në huazim me të drejtë blerjeje, për një shifër prej 7-8 milionë eurosh.
Ky transferim i intereson jo pak PSG-së, që dëshiron të ulë nivelin e pagave dhe të rritë arkëtimet, por edhe vetë Rafinhës, që në Itali ka kaluar kohën më të bukur të karrierës së tij, një sezon fantastik me fanellën e Interit.
Megjithatë për fantazistin e rritur te Barcelona ka shfaqur interes edhe klubi bask i Real Sociedadit, që e pati në gjysmën e parë të vitit në huazim dhe do të donte ta mbante edhe një vit tjetër.



