Paralajmëroi largimin nga Interi, Perisiç një hap larg kalimit në Premier League
Ivan Perisic përgatitet për një përvojë të re larg futbollit italian. Anësori kroat mësohet se ka arritur marrëveshjen me Chelsea-n për t’iu bashkuar në përfundim të sezonit. Kjo do të thotë që nuk ka asnjë mundësi që të qëndrojë me fanellën zikaltër, edhe nëse i rritin pagën (aktualisht përfiton 4.5 milionë euro më sezon).
Perisic dhe blutë kanë rënë dakord për gjithçka: mungojnë vetëm ekzaminimet mjekësore dhe formalitetet e fundit për të ratifikuar transferimin e tij në Londër.
Në fund të ndeshjes së Kupës së Italisë me Juventusin, Perisic kishte vënë në pah fërkimin me drejtuesit e zikaltërve për rinovimin e kontratës. Kroati kërkonte 6 milionë euro në vit, ndërsa klubi i Interit ofronte 4.5. Diferenca duket shumë e thellë për t’u kapërcyer.
Edhe Juventusi kishte shfaqur interes për Perisicin, por tani duket se gjithçka është mbyllur, e ardhmja e tij do të jetë te Chelsea.



