Shkëlqeu në suksesin ndaj Interit, Lazio përgatit dhuratën për lojtarin spanjoll
Pedro po kalon një rini të dytë te Lazio. 35-vjeçari spanjoll po paraqitet shumë mirë me ekipin e Sarrit. Në triumfin 3-1 ndaj Interit realizoi një gol shumë të bukur, teksa dhuroi asistin te “predha” e Luis Albertos.
Drejtuesit e klubit bardhekaltër janë të kënaqur me rendimentin e sulmuesit anësor dhe janë gati t’i zgjasin me një tjetër vit kontratën që i përfundon verën e ardhshme.

Sarri e cilëson të rëndësishëm për skemat e tij, tifozët janë të kënaqur me paraqitjet e ish-lojtarit të kombëtares spanjolle dhe drejtori sportiv Igli Tare po merret me detajet e fundit të rinovimit.
TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE
QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?



