Kategoria Superiore

Shkëmbi do dy sulmues: Teuta për titull? Llogaritë i bëjmë në fund

Janë thjesht ndeshje miqësore. Teuta barazoi 1-1 në takimin e fundit me Kastriotin, por testet ne periudhën e dimrit apo në verë nuk kanë si qëllim në vetvete rezultatin, por testimin e skemave dhe lojtarëve. Skuadra duhet të jetë në maksimum atëherë kur gjërat vlejnë, pra në momentin e rifillimit të kampionatit. Bledi Shkëmbi është i kënaqur me fazën përgatitore të skuadrës së tij, mbi të gjitha për faktin se nuk ka provokuar dëmtime apo probleme të tjera të kësaj natyre.

“Çdo gjë po shkon mirë, është më e rëndësishme në këtë fazë përgatitore që nuk kemi lëndime. Të gjithë futbollistët po marrin ngarkesën e duhur fizike”.

Akord me sulmuesin bullgar Vasiliev? Shkëmbit përvoja i ka mësuar që emrat të përmenden vetëm kur çdo gjë të jetë zyrtare.

“Nuk do të ishte korrekte nëse do të përmendja emra. E rëndësishme është që sa më shpejt të mbyllim një sulmues, ndoshta edhe dy, për të qenë gati për kampionatit. Mund të ketë përforcime edhe në ndonjë repart tjetër, sigurisht nëse do të ketë cilësitë e duhura”.

Mund të konsiderohet pa diskutim si surpriza e këtij sezoni Teuta. Shkëmbi do të firmoste pa hezitim për vendin e tretë, por…

“Patjetër që do të firmosja, por e di shumë mirë, ndoshta si futbollist dhe jo si trajner, që llogaritë bëhen në fund, jo pas dy fazave. Kemi bërë diçka të mirë deri tani”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency