Lajme

Shkëmbi-Josa fiton nxënësi, ngec Drita, fiton Vëllaznimi

Duelin mes nxënësit dhe mësuesit e fitoi Bledi Shkëmbi. Liria e tij mposhti 1-0 Prishtinën e Mirel Josës në supersfidën e javës së 14-të të Vala Superligës së Kosovës duke e bërë akoma më të bukur luftën për titull. Në Prizren, Liria shfrytëzoi faktorin fushë teksa i mjaftoi goli i Artur Maganit në minutën e 74-të, për të mposhtur kryeqytetasit dhe për t’u ngjitur në vendin e 4-t kuotën e 22 pikëve në kampionat. Përfundoi në barazim 1-1 sfida e Podujevës mes Flamurtarit dhe Dritës. Gjilanasve nuk u mjaftoi goli i Kastriot Rexhës në pjesën e parë pasi Jurgen Gjini barazoi shifrat në të 72-tën. Një fitore të rëndësishme regjistroi Vëllaznimi që kaloi 2-1 në transfertë skuadrën e vendit të fundit, Vllazninë e Pozheranit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency