Kategoria Superiore

Shkëmbi: Vendi i tretë? Llogaritë bëhen në fund

Vështirë të nënvlerësosh një kundërshtar që të ka shënuar 3 gola. Teuta do të përballet me Luftëtarin në “Niko Dovana” dhe trajneri Bledi Shkëmbi, ashtu si në çdo ndeshje, i ka kushtuar seriozitet maksimal sfidës ndaj bluzinjve. Sipas teknikut korçar, klasifikimi i skuadrës gjirokastrite nuk pasqyron forcën e vërtetë të Luftëtarit.

“Luftëtari është një ekip shumë i mirë, ka treguar që luan futboll të bukur si në shtëpi edhe në ndeshjet në transfertë. E kemi vlerësuar maksimalisht.”

“Djemtë e Detit” kanë koleksionuar 11 pikë në 5 ndeshjet e fundit, duke regjistruar periudhën më pozitive të sezonit, megjithatë virtyti i kësaj skuadre është përulësia, ndërkohë që Shkëmbi vijon të kërkojë vazhdimësinë nga lojtarët e tij.

Stafi dhe lojtarët kemi qenë me këmbë në tokë për rezultatin. Futbolli shumë shpejt të ngre, por po kaq shpejt të ul. Llogaritë do të bëhen në fund.

Vendi i 3-të është një motiv për të qenë përkohësisht i kënaqur, gjithsesi kaq nuk mjafton, sepse objektivi i trajnerit 39-vjeçar nuk është klasifikimi momental në atë pozicion por renditja përfundimtare në vendin e 3-të.

Në këto momente vendi i tretë nuk do të thotë asgjë, duhet ta kemi në fund të kampionatit.

Në fund, tekniku i Teutës e pranon me sinqeritet se skuadrën e tij ndërprerja e kampionatit nuk erdhi në momentin e duhur, pasi ekipi ishte përfshirë nga një rrjedhë mjaft pozitive.

Ndoshta me ritmin që kishim dhe me rezultat do të ishte më mirë të vazhdonim të luanim.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency