Futboll

Shkëndija bie në Strugë, Shkupi “përmbys” Akademinë Pandev

Vardari është ndalur sërish, këtë herë në transfertën ndaj Sileksit, ku nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2, por nuk arriti të përfitojë Shkëndija e Tetovës, që humbi me rezultatin 2-1 në Strugë, përballë skuadrës vendase.

Struga Trim&Lum triumfoi 2-1 me përmbysje, teksa golit të Junior në fillim të ndeshjes, iu kundërpërgjigjën me golat e Kochoskit dhe mesfushorit të mirënjohur në Shqipëri, Nijaz Lenës.

Fitore me përmbysje 3-1 mori edhe Shkupi përballë Akademija Pandev, në një takim që nisi me një minutë heshtje në nderim të viktimave të tërmetit në Shqipëri, ndërsa të parët ishin miqtë që shënuan.

Megjithatë djemtë e Qatip Osmanit reaguan në mënyrë fantastike duke shënuar me Serginho, Daboe dhe Jusufi, dhe duke realizuar përmbysjen e madhe që i ngjit në vendin e pestë me 22 pikë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency