Futboll

Shkëndija “djeg” edhe Vardarin, titulli kampion vetëm 1 pikë larg

Shkëndija e Tetovës “pushton” stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup, ku fitoi 2-3 me Vardarin, duke e kthyer thjesht në formalitet fitimin e titullin kampion. Kuqezinjve u duhet vetëm një pikë, nga 24 të mundshme në 8 javët e ardhshme për ta siguruar matematikisht trofeun më të rëndësishëm në futbollin vendor, çka do të thotë se suksesi është i garantuar.

Ndaj rivalit më të fortë në kampionatin e Maqedonisë spikati Ibrahimi me një dygolësh, ndërsa finalizimi që siguroi fitoren e tetovarëve u shënua nga Musliu, duke i bërë të paflevshëm dy golat e Varadrit me autorë Kolevskin dhe Blazevskin.

Kuqezinjtë pritet ta shndërrojnë në festë takimin me Shkupin javën e ardhshme pikërisht në shtëpi para tifozëve tetovare.

https://www.facebook.com/fcshkendija/videos/1745092158846666/

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency