Shkëndija e Gjokës eliminon Vardarin, shkon në çerekfinalet e Kupës
Shkëndija e Tetovës mposht 1-0 Vardarin e Shkupit në sfidën e kthimit të 1/8-ave të Kupës së Maqedonisë së Veriut dhe kualifikohet në fazën çerekfinale. Me ndeshjen e parë që kishte përfunduar në barazim 2-2, kuqezinjëve tetovarë u mjaftonte edhe një rezultat 0-0 në Ecolog Arena, por goli i Agim Ibraimit në minutën e 74-të i dha fitoren e 2-të Ernest Gjokës në stolin e Shkëndijës. Nuk munguan as momentet e tensionit në këtë ndeshje, teksa në minutat e fundit, portieri i Vradarit kishte një problem më kapësin e topave pas portave, i cili tallej duke mos ia dhënë topin. Pikërisht nga ky episod nisën edhe zënkat midis lojtarëve, të cilët e ndërprenë ndeshjen për rreth 2-3 minuta. Në ruandin e tjetër u kualifikua edhe Shkupi i Qatip Osmanit që barazoi 1-1 në transfertën ndaj Sileks dhe për të avancuar iu fal golit në fushë kundërshtare pasi ndeshja e parë kishte përfunduar në barazim pa gola.



