Shkëndija e mbyll me 10 lojtarë, por barazon 0-0 me FK Skopjen
Skëndija e Tetovës barazoi 0-0 në transertë me FK Skopjen në raundin e 25-të të Ligës së Parë të Maqedonisë, megjithatë ruan diferencën prej 16 pikësh me Vardarin, pasi kampionët në fuqi të Maqedonisë nuk morën me shumë se një pikë ndaj Pelisterit në transfertë, duke barazuar sikurse tetovarët pa gola.
Duhet theksuar se rezultati i Shkëndijës ka shijen e fitores, për faktin se kuqezinjtë luajtën nga minuta e 53-të e pjesës së dytë me një lojtar më pak, pasi Adili mori kartonin e dytë të verdhë. Tetovarët ishin më kërkues duke dominuar në lojë, por nuk mundën ta gjenin e golin. Gjithsesi, kur rezultat nuk e shqetëson aspak skuadrën e Qatim e Osmanit sa i përket titullit kampion.
FK Skopje – Shkëndija 0-0
Pelister – Vardar 0-0
Rabotnicki – Akademija Pandev 1-1
Renova – Shkupi 3 – 1
Sileks – Pobeda 1-0



