Futboll

Shkëndija firmos me Nezirin, kampionin kuqezi të vitit 2011

KF Shkëndija konfirmon akordin me mbrojtësin tetovar Mexhit Neziri. 28-vjeçari vjen nga Ventspilsi i Letonisë dhe firmos kontratë dyvjeçare me kuqezinjtë. Pas arritjes së marrëveshjes dhe zyrtarizimit të bashkëpunimit, Neziri këtë të martë udhëton drejt Sllovenisë, ku do të bashkohet me skuadrën në Kranjska Gora ku po zhvillohen përgatitjet për paraqitjen në eliminatoret e UEFA Champions League.

Kështu, Mexhit Neziri kthehet të veshë fanellën kuqezi pas 7 viteve, pasi ishte pjesë e gjeneratës së Shkëndijës e cila në vitin 2011 për herë të parë në historinë e klubit fitoi titullin e kampionit. Neziri zhvilloi tre sezone si kuqezi, ndërsa më vonë luajti me Renovën në skenën vendore dhe Dacian e Moldavisë e së fundmi Ventspilsin e Letonisë jashtë Maqedonisë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency