Shkëndija fiton thellë “derbin” e shqiptarëve, “ok” Shkupi
Shkëndija e Tetovës duket e pandalshme drejt titullit kampion në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut. Kuqezinjtë fituan thellë 3-0 në derbin e shqiptarëve përballë Renovës, duke ruajtur diferencën prej 9 pikësh me Shkupin.
Të tre golat e sfidës u shënuan në pjesën e dytë dhe kanë për autorë B. Ibraimin, Igor dhe Elezin.
Shkupit I mjaftoi goli i Diack në minutën e 78-të për të marrë pikët e plota në fushën e Akademija Pandev, me të njëjtin rezultat 0-1 Struga Trim&Lum mposhti Borecin. Makedonija GP triumfoi 0-2 ndaj Belasicas, ndërsa rezultati më i thellë u arrit në Sileks – Vardar 6-0.
Java 26
Akademija Pandev – Shkupi 0-1
Belasica – Makedonija GP 0-2
Borec – Struga Trim & Lum 0-1
Renova – Shkendija 0-3
Sileks – Vardar 6-0



