Shkëndija kthehet te fitoret dhe konsolidon kreun
Shkëndija u kthye te fitoret në kampionat, duke kaluar me rezultatin 2-0 në fushën e Pobedas. Goli i shpejt i realizuar nga kapiteni Hasani me penallti, pas vetëm 11 minutave lojë, i hapi rrugën suksesit të tetovarëve.
Episod që i ndihmoi kuqezinjtë, edhe sepse gjendja e vështirë e terrenit në Prilep e bënte të vështirë që skuadra të luante me pasime të shumta dhe të shfaqte të gjithë bagazhin teknik që zotëron.
Ndeshja ishte e luftuar dhe me raste nga të dyja krahët, me portierin Zahov që në dy momente shpëtoi portën e Shkëndijës, ndërsa në krahun tjetër Emini, Hasani dhe Alimi nuk arritën të shfrytëzonin mundësitë e krijuara.
Me Pobedën që e mbylli ndeshjen në inferioritet numerik, Shkëndija e kishte më të lehtë të kontrollonte avantazhin, madje në kohën shtesë Ibraimi realizoi edhe golin e dytë, pas asistit nga braziliani Junior.
Fitorja e dhjetë sezonale për ekipin nga Tetova, që konsolidon pozitat në krye të Ligës së Parë maqedonase.



