Futboll

Shkëndija ndalet edhe në derbi, Vardari nis shkëputjen

Derbi i Tetovës u mbyll në barazim, me Shkëndijën dhe Renovën që ndanë pikët në përfundim të një ndeshjeje spektakolare mes tyre. Ekipi i Qatip Osmanit megjithatë me këtë barazim humbi sërish terren me Vardarin kryesues.

Ndeshja nisi shumë mirë për kuqezinjtë që mundën të mbyllin pjesën e parë në epërsi të një goli falë finalizimit të Ibraimit, që u konfirmua si lideri i këtij ekipi. Gjithsesi në pjesën e dytë Shkëndija vuajti së tepërmi në fillimin e fraksionit përballë Renovës, me Stojanovskin që në vetëm dy minuta mundi të përmbysë disavantazhin duke shënuar dy herë në minutat 53′ dhe 54′.

Shkëndija, e kapur në befasi kërkoi reagimin, ndërsa Renova humbi qetësinë për kontrollin e ndeshjes dhe Zuka la me 10 vetë të tijtë në minutën e 66-të. Kuqezinjtë u përpoqën të përfitonin në maksimum nga superioriteti numerik në fushë dhe në minutën e 80-të Bejtullai mundi të shënojë golin e barazimit.

Pavarësisht këmbënguljeve të kuqezinjve deri në fund, rezultati nuk ndryshoi më, me derbin e Tetovës që u mbyll në barazim 2-2, rezultat ky që i shkon më shumë përshtat Vardarit të Shkupit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency