Shkëndija shpërthen me katër gola ndaj Makedonija GP, gjen fitoren e parë në kampionat
Shkëndija e Tetovës më në fund gjen ftoren në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, pasi në tri takimet e para kishte mundur të merrte vetëm dy pikë, pra dy barazime dhe një humbje. Kuqezinjtë Tetovarë dominuan në çdo aspekt ndaj Makedonija GP, edhe pse tre nga katër golat (4-0) e shënuar nga ekipi i drejtuar nga Akrapovic erdhën në minutat e fundit të sfidës. Ibrahimi shënoi që në minutën e gjashtë të takimit, duke i hapur rrugë fitores së thellë të tetovarëve, gjithsesi, ndeshja do të mbetej e hapur deri në minutën e 88-të, kur Doriev thelloi epërsinë, ndërsa në minutën e parë shtesë i njëjti autor i çoi shifrat në 3-0. Vetëm dy minuta më vonë Elezi realizoi të katërtin dhe të fundit të sfidës. Tre gola në vetëm pesë minuta lojë për kuqezinjtë, të cilët me këtë sukses lënë pas krahëve startin negative të kampionatit.
Në takimet e tjera spikat fitorja 4-2 e Strugës ndaj Shkupit në derbin e shqiptarëve.
Java 4
Borec – Bregalnica Stip 1-1
FK Skopje – Pelister 1-0
Rabotnicki – Tikves 2-1
Shkwndija – Makedonija GP 4-0
Struga – Shkupi 4-2



