Shkëndija vëmendjen tek akademia, firmosin 4 të rinj
Shkëndija e Tetovës, përtej afrimeve cilësorë, i kushton një vëmendje të veçantë edhe futbollistëve të rinj të formuar në shkollën e futbollit të kuqezinjve. Së fundmi klubi tetovar ka nënshkruar kontrata profesionale me katër elementë premtues, siç janë Besart Rexhepi, Florent Ramdani, Ensar Luma dhe Zija Merxhani.
Mesfushori i talentuar Besart Rexhepi ishte risi e madhe në formacionin kuqezi në fund të sezonit të kaluar, kur debutoi në ekipin e parë dhe zhvilloi disa paraqitje shumë pozitive. Si pasojë kryesia e shpërblen me kontratë trevjeçare, të cilën e ka firmosur sot në zyrat e klubit.
Situatë e ngjashme edhe me Florent Ramadanin dhe Ensar Lumën, të cilët bashkë me Rexhepin ishin ndër pikat më të forta të ekipit U-19 në fitimin e titullit të kampionit, ndërsa në fund të sezonit kishin minuta edhe me ekipin e parë. Ramadani dhe Luma firmosën kontrata dyvjeçare.
Ndërkohë, pas disa viteve huazim në skuadra tjera, Zija Merxhani zhvilloi sezon shumë pozitiv me kuqezinjtë, duke bindur kryesinë dhe stafin teknik për t’i ofruar kontratë të re (1+1) profesionale, të cilën e ka zyrtarizuar ditën e sotme.




