Kategoria Superiore

Shkodra zëvendësuesi ideal i Bakajt, mendohet edhe skema 4-4-2

Kukësi pa Elis Bakajn pritet të jetë diçka tjetër. Pavarësisht faktit që kampionët kanë fituar një shumë të konsiderueshme parash nga largimi i sulmuesit, duke parë dhe moshën e tij, për trajnerin Peter Pacult problemet janë të mëdha. Shifrat tregojnë që verilindorët kanë varësi nga fantazisti i tyre që në këtë aventurë të re në karrierën e tij po shfaqet edhe në rolin e goleadorit. 12 gola në kampionat, lider i padiskutueshëm i skuadrës dhe renditjes së golashënuesve, Elis Bakaj rezulton të ketë shënuar pothuajse 1/3 e golave për kampionët. Janë 38 realizimet e Kukësit në 23 javë kampionati, 12 prej tyre nga sulmuesi kryeqytetas, ndërkohë që disi larg qëndron Guri me 8 realizime. Tashmë pritet që trajneri austriak të gjejë skemën e duhur, ose më saktë njeriun e duhur për të zëvendësuar në formacionin 30-vjeçarin. Guri në majën e sulmit kërkon një lojtar që mund ta furnizojë, teksa alternativat janë të shumta duke nisur nga Shkodra, zëvendësimi ideal i një fantazisti me një tjetër. Alternativa e dytë për t’u marë në konsideratë është edhe ndryshimi i vendosjes taktike, me një 4-4 -2 të pastër, skemë që varet shumë nga gjendja e sulmuesit të afruar në janar Amido Balde. Tashmë gjithçka mbetet në dorë të trajnerit Pacult, për të vlerësuar mbi të gjitha gjendjen e futbollsitëve si dhe skemën që mund ti shkojë për shtat karakteristikave të tyre.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency