Katar 2022

Shkon në 14 numri i të kualifikuarave, feston edhe Irani!

Irani bëhet kombëtarja e parë nga kontinenti aziatik pas Katarit që është kualifikuar si vend organizator, që pret biletën për në Kupën e Botës që do të zhvillohet në vitin 2022. Përfaqësuesja e drejtuar nga trajneri kroat Skocic mposhti minimalisht 1-0 Irakun duke u ngjitur në kuotën e 19 pikëve në grupin A pas 7 ndeshjesh, 10 më shumë se Emiratet e Bashkuara Arabe që pozicionohen në vendin e 3-të.

Sfidën ndaj Irakut e zgjidhi një gol i shënuar nga sulmuesi i Portos Mehdi Taremi në fillimin e pjesës së dytë. Irani u kualifikua për herë të 6-të në histori në një Kupë Bote dhe për herë të 3-të radhazi. Me Iranin dhe Katarin si vend organizator shkon në 14 numri i përfaqësueseve të kualifikuara në Kupën e Botës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency