Shkupi në krizë, pëson humbjen e dytë radhazi në kampionat
Skuadra e Shkupit nuk po gjen qetësi që pas eliminimit nga Ballkani në fazën play off të Conference League. Pas dorëheqjes së trajnerit Sedloski dhe largimit të disa lojtarëve të rëndësishëm, ekipi nga Çairi nuk ka marrë asnjë fitore në kampionat. Në dy sfidat e fundit në kampionat (pas barazimit me Pobedan u largua Sedloski), kampionët në fuqi të Maqedonisë së Veriut pësuan dy humbje radhazi. E para përballë Bregalnicës dhe e fundt, e ditës së sotme, ndaj Tivkes me rezultatin 3-1.
Shkupi ndëshkua me dy gola pa u mbushur gjysmë ore lojë, me autorë Ngoba dhe Ivanovski. Sapo nisi fraksioni i dytë Ngoba realizoi të dytin personal dhe të tretin për vendësit. Goli i Sephas në të 57-tën nuk e ndryshoi fatin e ndeshjes, me Shkupin që dështon të marrë pikë në këtë ndeshje të prapambetur, që i përkiste javës së parë të kampionatit.



