Merkato

Shkurt/ Aston Villa zyrtarizon Bailey-n, Rodrigo Zalazar i bashkohet Schalkes

Aston Villa ka zyrtarizuar nënshkrimin e Leon Bailey-m, i cili mbërrin nga Bayer Leverkuseni. 23-vjeçari ka firmosur me klubin nga Birmingami një kontratë të vlefshme deri në vitin 2025. Bailey ka shënuar 39 gola dhe ka dhënë 22 pasime vendimtare në tri sezone e gjysmë me ekipin gjerman të Bundesligës. “Ai është një sulmues i ri me ritëm të madh dhe kreativitet,” – tha trajneri I Aston Villas, Dean Smith, pas nënshkrimit me Bailey-n.

Schalke 04 vazhdon të përforcojë ekipin me elementë të rinj të perspektivës për t’u përballur më mirë me kundërshtarët e traditës në Bundesligën e Dytë gjermane. Goditja e fundit është sulmuesi uruguaian, Rodrigo Zalazar, i lindur në vitin 1999, i cili mbërrin nga Eintrachti i Frankfurtit me formulën e huazimit me detyrim blerjeje.

Vedad Ibisevic lë futbollin e luajtur dhe nis atë të trajnerit. 36-vjeçari boshnjak, të cilit sapo i ka përfunduar kontrata me Schalken, në fakt ka vendosur të kthehet tek Hertha Berlinit në një një rol të ri. Ibisevicit do t’i besohet detyra e stërvitjes së sulmuese të skuadrës berlineze. Përvoja e tij e madhe do t’u vlejë lojtarëve ofensivë të Herthas për të qenë sa më efektivë para portës.

Aventura e Jens-Petter Hauge te Milani mund të zgjasë vetëm një vit. Sipas “Sky Sport”, sulmuesi norvegjez është shumë pranë transferimit tek Eintrachti i Frankfurtit, në Bundesligë. Flitet për një operacion që do të mbushë me 12 milionë euro arkat e klubit kuqezi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency