Shkurt/ Barça këmbëngul për rinovimin e Dembelesë, Marseja do ta blejë Geundouzin
E ardhmja e Ousmane Dembelesë mund të vazhdojë të jetë te Barcelona. Sipas medieve spanjolle, klubi katalanas nuk ka ndërmend ta humbasë lojtarin, për të cilin në vitin 2017 derdhi në arkat e Borussias së Dortmundit shumën e 105 milionë eurove, me parametër zero në fund të sezonit, kohë kur futbollistit i përfundon kontrata. Drejtuesit e klubit kanë nisur punën për rinovimin e kontratës me sulmuesin, pavarësisht kontestimeve nga ana e menaxherit të lojtarit. “Blaugranat” janë të vendosur të mos humbasin dhe po këmbëngulin duke parë që edhe dëshira e lojtarit është të qëndrojë në Katalunjë. Këtë sezon Dembele nuk është aktivizuar asnjë minutë, pasi vuan nga një dëmtim që po e mban larg fushave të lojës për një kohë relativisht të gjatë.

Marseille ka vendosur të ushtrojë të drejtën e blerjes përfundimtare të Matteo Guendouzit, të cilin aktualisht e ka huazuar nga Arsenali, klub që zotëron edhe kartonin e futbollistit. Mesfushori është shndërruar titullar i padiskutueshëm në formacionin e Jorge Sampaolit, ku në dhjetë paraqitje në kampionat 22-vjeçari ka realizuar tre gola. Pikërisht kjo paraqitje e mirë ka bindur drejtuesit e klubit ta blejnë përfundimisht kartonin e futbollistit gjatë merkatos së verës.

Newcastle vazhdon të piketojë futbollistë për të përforcuar skuadrën gjatë merkatos së janarit. Klubi anglez ka shtuar në listë edhe mesfushorin e Aston Villas, Marvelous Nakamba. Newcastle “lundron” në ujëra të turbullta, pasi ndodhet në vendin e parafundit në renditje, ku në 9 javë kampionat ka koleksionuar vetëm 4 pikë dhe për t’i shpëtuar rënies nga kategoria po kërkon përforcime. Për të siguruar që në janar shërbimet e 27-vjeçarit drejtuesit e rinj të klubit janë gati të dredhin në arkat e Aston Villas shumën prej 15 milionë stërlinash.

Trevoh Chalobah nuk zhgënjen pritshtmëritë e drejtuesve të Cheslea-t, duke fituar kështu besimin e tyre. Djaloshi i formuar pikërisht në akademinë e bluve të Londrës do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës, pasi drejtuesit i kanë ofruar rinovimin e kontratës për një kohë të gjatë. 22-vjeçari e nisi sezonin kundër Villarrealit në Superkupën e Europës, ku zhvilloi 120 minuta lojë, duke dhënë kontributin e tij në fitimin e trofeut. Trajneri Thomas Tuchel i ka dhënë besim mesfushorit, i cili në gjashtë aktivizime ka reziliar 2 gola, duke mos e zhgënjyer trajnerin gjerman. Pikërisht falë paraqitjeve të tij, drejtuesit kanë vendosur t’i rinovojë kontratën për një kohë të gjatë.




