Merkato

Shkurt/ Liverpool kërkon mesfushorin e Lazios, Boga drejt kalimit në Spanjë

Liverpool kërkon informacione për mesfushorin e Lazios
Në Çdo sezon merkatoje emri i Sergej Milinkovic-Saviç vazhdon të jetë ndër më të kërkuarit, por vështirë se klubet e interesuara mund të arrijnë t’ia shkëpusin futbollistin Lazios. Sipas mediave, Liverpooli, që e kërkoi me insistim gjatë verës është rikthyer sërish në gjurmët e serbit, i cili është protagonist kryesor në formacionin e bardhekaltërve. “The reds” për të arritur te kartoni i mesfushorit më pare duhet të mposhtë konkurrencën e klubeve të tjera që janë në garë për lojtarin, por kjo nuk është e vetmja pengesë pasi edhe vlera e kartonit të Milinkovic-Savic nuk është e pakët pasi, presidenti i italianëve Lotito për ta lënë të lire lojtarin kërkon jo më pak se 80 milionë Euro.

Arsenal e Southampton ndjekin sulmuesin e Southampton
Të gjithë në ndjekje të Mohamed Elyounoussi. Mesfushori, i cili me performancën e tij në këto 8 javë kampionat me fanellën e Southampton, ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha të Premier League, me Arsenalin dhe Leicestetin, që janë në garë për shërbimet e 27-vjeçarit, i cili nën drejtimin e trajnerit Ralph Hasenhuttl po shkëlqen. Elyounoussi iu bashkua Sauthampton në vitin 2018 kur u transferua nga Baseli. Norvegjezi u rikthye te klubi anglez këtë sezon pasi kaloi dy vite në huazim te Celtic ku vitin e fundit realizoi 10 gola duke bindur trajnerin Hasenhuttl ta rimerrte sërish në skuadër ku po ja shpërblen besimin në fushën e lojës.

Boga larg Sassuolos, e kërkon Real Betis
E ardhmja e Jeremie Boga te Sassuolo vazhdon të jetë në pikëpyetje te Sassuolo. 24-vjeçari, i cili gjatë merkatos së verës refuzoi kalimin te Atalanta për të qëndruar në Emilia-Romagna, duket se në fund të sezonit, kohë kur i përfundon edhe kontrata do të largohet nga skuadra e drejtuar nga Alessio Dionisi. Sipas mediave spanjolle futbollisti do të transferohet pikërisht në kampionatin spanjoll, pasi Real Betis është gati ta afrojë futbollistin në skuadër duke i ofruar fillimisht një para-kontratë gjatë merkatos së janarit.

Menaxheri i Bale: Ka vuajtur prej marrëdhënieve me Zidane
Gareth Bale vazhdon të jetë një qendër të vëmendjes, jo për lojën, por për situatën e krijuar rreth tij. Gjatë një interviste, menaxheri i uellsianit, Jonathan Barnett foli rreth vështirësive gjatë viteve të fundit dhe për marrëdhënien e vështirë mes lojtarit dhe ish-trajnerit Zidane. Ai theksoi se 32-vjeçari ka vuajtur shumë nga dëmtimet e shpeshta dhe nga mosmarrëveshjet me ish-trajnerin francez të madrilenëve. Barnett theksoi se rikthimi i Carlo Ancelottit është pozitiv, por Bale vuan nga dëmtimi në tendinën e gjurit dhe kjo e ka penalizuar shumë futbollistin. Ai shtoi se objektivi i uellsianit është rikuperimi dhe pjesëmarrja në kombëtare për fazën filane të kualifikuesve të botërorit |Katar 2022.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency