Merkato

Shkurt, merkato/Ancelotti kërkon Zapatan, Aubameyang tundohet nga Kina

  • Napoli synon seriozisht të rikthejë Duvan Zapata në “San Paolo”. Ancelotti dëshiron një sulmues polivalent si kolumbiani ndaj dhe presidenti De Laurentiis është gati të plotësojë kërkesat e trajnerit Italian. Mësohet se numri 1 I klubit të kaltër ka arritur akordin personal me agjentin e 28-vjeçarin por tani duhet të arrijë marrëveshjen edhe me Atalantën. Nuk përjashtohet mundësia që Napoli të përfshijë 1 apo 2 lojtarë për të mos paguash shumë “cash” dhe emri më i mundshëm është i Roberto Ingleses, që pëlqehet nga Gasperini.

  • Për Arsenalin nuk mjaftoi sezoni negativ dhe tani i duhet të luftojë për të mbajtur lojtarët më tëmirë. Pierre-Emerick Aubameyang është një nga më të kërkuarit në merkaton e verës teksa oferta më e rëndësishme është ajo nga Kina e Shanghai SIPG. Klubi, ku luan edhe braziliani Oscar, i ka bërë një ofertë të çmendur prej 300 mijë paundësh në javë sulmuesit, i cili po tundohet nga ideja për t’u transferuar në kampionatin kinez.

  • Eric Maxim Choupo-Moting i cili u bë shumë I njohur për rastin flagrant të humbur përpara porte ndaj Strasbourg shpreh dëshirën për të qëndruar me Paris Saint Germain. 30-vjeçari është alternative e vlefshme për Tuchel në sulm dha ka kontratë deri në 2020 me klubin teksa konfirmoi se ndihet mirë edhe me ato hapësira që I ka krijuar trajneri gjerman. Në sezonin që u mbyll, Choupo-Moting shënoi 3 gola në 1200 minuta në total por ofertat për të nuk mungojnë që nga Turqia, Gjermania dhe Anglia.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency