Shkurt/ PSG gati të blejë Florenzin, Marseille pëlqen Bernardeschin
Alessandro Florenzi duket se i ka bindur drejtuesit e Paris Saint Germainit, të cilët do të ushtrojnë të drejtën e blerjes përfundimtare të kartonit të futbollistit, që zotërohet nga Roma. 30-vjeçari, i cili është transferuar në Paris në vitin 2020, në 18 paraqitje ka shënuar dy gola, duke bindur drejtuesit për ta blerë lojtarin përfundimisht. Sipas mediave italiane, klubi francez për kartonin e Florenzit do të derdhë në arkën e verdhekuqve shumën e 9 milionë eurove.

Marseille ka nisur nga puna për të gjetur një sulmues për sezonin e ardhshëm. Klubi francez ka hedhur sytë nga Juventusi, ku pëlqejnë Federico Bernardeschin. “Zonja e Vjetër” po vlerëson mundësinë e shitjes së lojtarit gjatë merkatos së verës. 27-vjeçari nuk po gjen vend titullari te bardhezinjtë dhe mund të pranojë largimin gjatë verës. Problem për kalimin e futbollistit në Francë mbetet zgjidhja e çështjes së pagës, pasi Bernardeschi te klubi Italian përfiton 4 milionë eruo në sezon, pagë që konsiderohet e lartë për financat e Marseille.




