Merkato

Shkurt/ PSG kërkon brazilianin e Leeds, talenti turk drejt kalimit te Atl. Madrid

Miliarderi çek blen aksionet e West Ham
Miliarderi çek, Daniel Kretinsky, i cili zotëron klubin e Spartës së Pragës dhe ka një pjesë të madhe të aksioneve të “Royal Mail and J Sainsbury”, kërkon të përvetësojë edhe një pjesë të klubit anglez të West Ham. Sipas raportimeve të mendiave, duket se palët tashmë e kanë arritur marrëveshjen dhe Kretinsky do të zotërojë 27% të aksioneve të West Ham, por shuma financiare e blerjes për momentin nuk bëhet e ditur. Me shumë mundësi akordi mes palëve do të zyrtarizohet fundjavën e parë të nëntorit, ku West Ham do të përballet me Liverpoolin.

Talenti i Watford kërkohet nga Newcastle
Sulmuesi i Watford, Ismaila Sarr është një ndër objektivat e Newcastle për merkaton e janarit. Pronarët e rinj të “Magpies” kanë shtuar në listen e tyre për të përforcuar skuadrën që në janar pikërisht 23-vjeçarin, i cili në 9 aktivizime ka realizuar 4 gola në këtë kampionat, duke tërhequr vëmendjen e klubit nga “St James’s Park”. Sarr iu bashkua Watford nga Rennes në verën e vitit 2019 në një marrëveshje me vlerë deri në 40 milionë paund duke nënshkruar një kontratë pesëvjeçare. Gjithsesi sipas mediave, Watford është i hapur për të nisur bisedimet me Newcastle në rast se fondi arab i Magpies i paraqit ofertën e duhur.

PSG synon blerjen e brazilianit të Leeds
Paris Saint Germain futet zyrtarisht në garë për të blerë kartonin e mesfushorit të avancuar të Leeds United, Raphinha. 24-vjeçari, është një kërkesë e Neymar, i cili u ka këshilluar drejtuesve të klubit parizien afrimin e brazilianit të ekipit anglez. Raphinha ishte një zbulim sezonin e kaluar ku shkëlqeu nën drejtimin e trajnerit Marcelo Bielsa, por edhe këtë sezon pavarësisht rezultateve jo të mira të arritura nga ekipi nga Yorkshire, Raphinha ka realizuar 3 gola në 8 aktivizime. Braziliani që u transferua në Premier League nga Rennes në 2019 për 21 milionë Euro është lidhur me Leeds deri në vitin 2024 dhe vlerësohet 32 milionë paund.

Po shkëlqen me Lille, talenti turk drejt kalimit te Atl. Madrid
Mbrojtësi turk i Lille, Mehmet Zeki Çelik me paraqitjen e tij ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha. Në garë për 24-vjeçarin janë Atletico Madrid, Inter, Fiorentina dhe Totteham që gjatë merkatos së janarit do të bëjnë maksimumin për t’ia shkëputur futbollistin e talentuar klubit francez. Sipas mediave, spanjollët e drejtuar nga Diego Simeone, kanë avancuar në bisedime me palën franceze duke lënë pas konkurrencën e klubeve të tjera. Zeki Çelik është pjesë e Lille që nga vitit 2018, kohë kur u transferua nga İstanbulspor. Mbrojtësi ka një kontratë që e mban të lidhur me francezët deri në 2023, të cilët për ta lënë të lire kërkojnë jo më pak se 20 milionë euro.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency