Merkato

Shkurt/ Quagliarella rinovon kontratën, Rudiger në pikëpyetje te Chelsea

Fabio Quagliarella nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli i luajtur. Me 38 vite mbi shpatulla, sulmuesi rinovoi kontratën me Sampdorian, skuadër tek e cila ka luajtur në sezonin 2006-2007, për t’u rikthyer në vitin 2016 e për të mos u larguar më. Zyrtarizimi i rinovimit të kontratës së lojtarit u konfirmua nga vetë presidenti Massimo Ferrero, i cili deklaroi se për kënaqësinë e tifozëve, sulmuesi, i cili me fanellën e Sampdorias ka koleksionuar 233 prezenca duke realizuar 99 gola, firmosi me klubin deri më 30 qershor 2022.

E ardhmja e Antonio Rudiger duke se është në pikëpyetje te Chelsea. Kontrata e mbrojtësit përfundon në qershor të vitit të ardhshëm dhe për momentin gjerman duket se nuk ka pranuar të rinovojë. Duke parë situatën e krijuar mes lojtarit dhe klubit, Tottenhami dhe Paris Saint Germain kërkojnë të përfitojnë, duke u hedhur në sulm për shërbimet e fubollistit. Trajneri i klubit nga Londra Thomas Tuchel kërkon ta mbajë lojtarin, por në rast se nuk arrihet marrëveshja mes palëve, lojtari do të largohet verën e ardhshme me parametër zero.

Christian Kouame mund ta vazhdojë karrierën në Premier League. Sulmuesi i Fiorentinës, i cili sezonin që u mbyll mes kampionatit dhe Kupës së Italisë ka realizuar vetëm dy gola, mund të largohet gjatë merkatos së verës. Sipas mediave italiane, për kartonin e 23-vjeçarit interesohen Wolverhamptoni dhe Crystal Palace, që kërkojnë përforcime për repartin e avancuar. Klubi vjollcë është i hapur për ta lënë të lirë futbollistin gjatë verës, por kundrejt ofertës së duhur, pasi paratë që do të vijnë nga shitja e Kouame do të përdoren për të përforcuar skuadrën që tashmë drejtohet nga Gattuso.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency