Futboll

Shkurt/ Te Chelsea ka një çështje “Mount”, Elche shkarkon trajnerin

Pavarësisht se Chelsea po bën një kampionat shumë të mirë, drejtuesit e klubit po hasin vështirësi me lojtarët që nuk duan të rinovojë kontratat e tyre me “Blutë e Londrës”. Pas Antonio Rudigerit, një situata duket e ndërlikuar në “Stamford Bridge” edhe sa i përket zgjatjes së bashkëpunimit me Mason Mount, qw nuk është i kënaqur me trajtimin financiar që drejtuesit i kanë rezervuar, pasi edhe oferta e rinovimit nuk i përmbush pritshmëritë e tij. Për këtë arsye, ai ka kërkuar largimin, pavarësisht se kontrata e tij skadon në vitin 2024. Kjo situatë ka tërhequr vëmendjen e klubeve si Reali Madrid dhe Manchester City, që po monitorojnë me vëmendje çdo lëvizje. Gjithashtu edhe gjiganti i Bundesligës, Bayern i Mynihut, është futur në garë për lojtarin, të cilin e konsideron pasuesin e Thomas Mullerit.

Mesfushori i Tottenhamit dhe Anglisë, Harry Winks, vazhdon të jetë një nga objektivët kryesorë të Newcastle për merkaton e janarit. 25-vjecari, i cili nuk merrej në konsideratë nga trajnerët e mëparshëm, Nuno Espirito Santo dhe Jose Mourinho, është rikthyer në grup nga trajneri i ri i “Spurs”-ave, Antonio Conte. Gjithsesi, pronarët e rinj të Newcastle do të bëjnë maksimumin për të arritur tek Winks, i cili pëlqehet shumë nga trajneri Eddie Howe, i cili e kërkon me ngulm për të përforcuar repartin e mesit të fushës.

Një tjetër objektiv për janarin mbetet edhe mesfushori i Juventusit, Weston McKennie. Bardhezinjtë, në rast se vjen oferta e duhur mund ta lënë të lirë futbollistin që të transferohet në Angli që gjatë merkatos së dimrit.

Humbja në shtëpi me rezultatin 0-3 në përballjen me Real Betisin i kushtoi shumë trajnerit të Elches, Fran Escriba, i cili u shkarkua menjëherë nga detyra pas përfundimit të ndeshjes. Drejtuesit e kubit e falënderuan trajnerin për punën e bërë me skuadrën deri më tani. 56-vjeçari u ul në stolin e klubit nga provinca e Alicantes në muajin shkurt, duke e shpëtuar nga rënia nga kategoria, por rezultatet negative të javëve të fundit detyruan drejtuesit të merrnin vendimin për ndërprerjen e marrëdhënieve me Escriban. Momentalisht skuadra e Elches ndodhet në vendin e 18-të në tabelën e renditjes me vetëm 11 pikë të grumbulluara në 14 javë kampionat.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency